Studimi i fundit/ Pas infektimit me koronavirus, imuniteti i njerezve zbehet shpejt, por ja cfare thone studiuesit..

Sipas nje studimi te ri nga “Imperial College London” eshte zbuluar se nivelet e antitrupave te njerezit pesojne nje zbehje pasi kane qene infektuar me koronavirus.

Kjo ben qe trupi yne te mos kete mbrojtjen e forte ndaj viruseve te cilat gjene rugen me shpejt per tu futur ne trup.

Sipas studiuesve gjithashtu u pa se duke rene imuniteti, rritet edhe rreziku i kapjes se virusit disa here.

Megjithatë kzistojnë katër koronaviruse të tjera njerëzore, të cilat ne i kapim disa herë në jetën tonë. Ato shkaktojnë simptoma të zakonshme të ftohjes dhe ne mund të infektohemi çdo gjashtë deri në 12 muaj.

Nderkohe na mbetet shpresa se infeksioni i dytë do të jetë më i lehtë se i pari, edhe nëse imuniteti bie, pasi trupi duhet të ketë një “memorie imune” të takimit të parë dhe të dijë si të luftojë përsëri.

Gjithsesi nuk mund te anashkalohet nevoja per nje vaksine dhe asnje studim deri tani nuk heqin shpresat e nje vaksine e cila do te jet patjeter me efektive.