Ishte e lodhur dhe e zuri gjumi në divan nena e 6 femijeve gjendet pa shenja jete

Ejlin Azzopardi u sëmur pa paralajmërim në 31 mars, kur sapo kishte kaluar kohë me familjen dhe u ndje e lodhur e donte të shtrihej, madje as passwordin e celularit nuk po kujtonte dot

Ajo ra në një gjumë të thellë shtrirë mbi divan dhe të afërmit u shqetësuan menjëherë. Ata thirrën urgjencën dhe pastaj Ejlin u dërgua në spital.

Ajo mori një transfuzion gjaku, por gjendja e saj u përkeqësua shpejt dhe 36 vjecarja u vendos në një koma të induktuar.

Mjekët më tej kryen një endoskopi – me një aparat që kalon nëpër trup – dhe zbuluan se një pjesë e zorrës së saj kishte vdekur.
Ejlin iu nënshtrua një operacioni për të rilidhur zorrët, por mjekët në spitalin e Mançesterit thanë se trupi i saj ishte “dorëzuar” gjashtë orë më vonë.

Motra e saj Susan e përshkroi atë si “komediania e familjes” e cila “do të bënte gjithçka për t’i bërë të gjithë të lumtur. Vajzat e saj të moshës 12, 13, 14, 15, 17 dhe 18 vjeç, e kanë të vështirë të pajtohen me humbjen e nënës së tyre”. “Ishte kaq e vështirë të shikoja vajzat e saj të shpërtheheshin emocionalisht”.

Tashmë ende është e paqartë saktësisht se çfarë e shkaktoi vdekjen e Ejlin-it, por shpresohet se një ekzaminim trupor i bërë pas vdekjes do të ndihmojë në dhënien e disa përgjigjeve.shiko.news