Flinte gjumë gjatë mësimit, 10 vjeçarja rezulton me inteligjencë më të lartë se Ajnshtajni dhe Hawking

Jeta e Adhara Perez pati një fillim të vështirë, por pati një zhvillim pothuajse të pabesueshëm. Vajza e vogël ka lindur në qytetin e Meksikës, në një lagje të varfër të distriktit Tlawac dhe në moshën tre vjeçare ajo u diagnostikua me sindromën Asperger.

Në shkollë ajo u përball me bullizmin. Shokët e saj të klasës e quanin atë një “të çuditshme” dhe mësuesit e saj nuk ishin veçanërisht optimistë për të ardhmen e saj.

“Në një kërcim shkolle e pashë duke luajtur brenda një shtëpie të vogël. Shokët e saj të klasës e mbyllën brenda dhe filluan ta thërrisnin “të çuditshme” dhe ta godisnin. Nuk doja që ajo të vuante. Ajo më tha se nuk donte të shkonte më në shkollë dhe u bë në depresion,” kujton nëna e saj, Nallely Sánchez.

Adhara binte në gjumë gjatë orës së mësimit, por as mësuesit dhe as prindërit e saj nuk kishin dyshuar për arsyen: ajo e kishte zotëruar prej kohësh lëndën e matematikës dhe niveli i klasës së saj nuk ishte më interesant për të. Por prindërit e saj, duke kërkuar ndihmën e ekspertëve, përfunduan në një qendër për fëmijët e talentuar, ku gjithçka ndryshoi.

Shkencëtarët, duke kryer një sërë testesh inteligjence, zbuluan se vajza kishte një IQ prej 162, më të lartë se gjenitë si Ajnshtajni apo Hawking. Fatkeqësisht, nuk ka shkolla publike për fëmijët e talentuar në Meksikë dhe prindërit e saj nuk mund të përballonin institucionet private. Kështu, Adhara përfundoi shpejt arsimin fillor dhe të mesëm dhe aktualisht është në universitet, duke studiuar dy lëndë në Inxhinieri në të njëjtën kohë.

Megjithatë, ëndrra e saj e madhe është të studiojë astrofizikë dhe të bëhet astronaute në NASA. Tashmë Universiteti i Arizonës, në SHBA, i ka ofruar një bursë, por fillimisht duhet të përfundojë procesi i dhënies së vizës. Ndërkohë, vajza 10-vjeçare është cilësuar nga revista Forbes si një nga 100 femrat më të fuqishme në Meksikë dhe ka shkruar një libër autobiografik të titulluar “Mos u dorëzo”. Ajo gjithashtu ëndërron të mbështesë fëmijët me autizëm dhe ta bëjë shkencën më gjithëpërfshirëse për vajzat .

“Çfarëdo situate që kanë, apo nuk kanë fëmijët tanë, prindërit duhet të mbështesin gjithmonë ëndrrat e tyre, sepse ëndrrat bëhen realitet, me mbështetjen e barabartë të fëmijëve dhe prindërve”, është mesazhi optimist që dha nëna e saj.