Ja si bëhet lëvizja në oraret e ndaluara qe te mos gjobiteni

JA se si do te levizet pas orës 22.00 në zbatim të kufizimeve të vendosura nga ministria e shëndetësisë.

Zv.drejtori Dhimitraq Ziu tha se pas kësaj ore, për qytetarët do të lejohet vetëm lëvizja me autorizim nga E-Albania ndërsa për mjekët, policët dhe zjarrfikësit lëvizja bëhet me dokumentin që vërteton institucionin ku ata janë punësuar.

Zyrtari i policisë bëri të ditur se lëvizja e qytetarëve do të lejohet vetëm për arësye pune, ose për shkaqe shëndetësore, duke u pajisur e dokumentin e E-albania.

Do të jetë pikërisht ky dokument që do të kërkohet edhe në rastet e lëvizjes në këmbë apo me automjete pas orës 22.00.

Ata qe nuk kane leje do te gjobiten sipas rregullave.