5 arsye pse duhet të konsumoni çdo ditë një mollë

Nuk ka rëndësi nëse është mollë e kuqe, jeshile apo e verdhë, ju duhet ta konsumoni atë çdo ditë për të qëndruar të shëndetshëm dhe të lumtur. Të gjithë e dinë shprehjen, ‘Një mollë në ditë mban doktorin larg’ dhe në fakt, kjo është shumë e vërtetë.

Mollët janë të mbushura me vitamina dhe minerale dhe janë një burim i shkëlqyer fibrash, janë të shijshme dhe gjenden kudo. Nuk është e thënë t’i konsumoni gjithnjë të gjalla; mund t’i përdorni në forma të ndryshme si në kek, lëng frutash, mollë të pjekura etj.

1. Mollët përmbajnë antioksidantë të fuqishëm – Edhe pse pjesa më e madhe e frutave dhe perimeve përmbajnë antioksidantë, mollët janë shumë të pasura me antioksidantin e fuqishëm, kuercetinë, që ndihmon në eleminimin e radikaleve të lira, duke forcuar sistemin imunitar dhe parandaluar sëmundje të ndryshme.

2. Mollët shërbejnë për shëndetin e syve – Falë nivelit të lartë të antioksidantëve, mollët mbajnë sytë tuaj të shëndetshëm, nëse konsumoni të paktën një mollë në ditë. Mollët luajnë një rol tepër pozitiv në parandalimin e kataraktit. Shumë studime kanë treguar se personat që konsumojnë fruta të pasura me antioskidantë, si mollët, kanë risk më të ulët për probleme me sytë. Bëjeni zakon ngrënien e një molle në ditë, që të mos vuani nga katarakti në moshën 50 apo 60 vjeçare.

3. Mollët janë të pasura në fibra -Mollët janë tepër të pasura në fibra, të cilat ndihmojnë në rregullimin e sistemit të tretjes dhe mbajnë zorrët të shëndetshme. Fibra ndihmojnë gjithashtu në frenimin e urisë, duke ju dhënë ndjesinë e ngopjes për një kohë të gjatë, që do të thotë se një mollë është e shkëqyer në mes të vakteve dhe për rënien nga pesha.

4. Mollët ndihmojnë në detoksifikimin e mëlçisë -Mollët janë shumë të mira edhe për mëlçinë. Mbajtja e dietës nuk është e lehtë, por ngrënia e një mollë në ditë është e lehtë dhe kështu ju e mbani mëlçinë tuaj të shëndetshme. Vetëm në këtë mënyrë mëlçia juaj do të jetë në gjendje të largojë toksinat e dëmshme nga organizmi.

5. Molla ju mban zemrën të shëndetshme – Një nga përfitimet më të mëdha të ngrënies së një molle në ditë është se ajo ruan shëndetin e zemrës. Fibrat tek mollët ndihmojnë në reduktimin e nivelit të kolesterolit të keq, duke reduktuar rrezikun për sëmundje zemre. Mbi të gjitha, mollët ndihmojnë në parandalimin e ngushtimi të arterieve, duke evituar riskun e një sulmi në zemër. A e dinit që sëmundja e zemrës është shkaku kryesor i vdekjes tek gratë?/