Zbulohet detaje te reja mbi historine e Bleona Matës ja cfare po ndodh VIDEO

Nëna Bukurie Veizi, zbulon një fakt atë se vajza është parë nga banorët e fshatit Zapod duke u tërhequr. Sipas dëshmitarëve, vajza është marrë nga dy persona të panjohur duke kaluar anën tjetër të malit, atje ku e priste një makinë tip Fuoristradë e ka ndjekur nga pas.

‘Në momentin kur u bënë disa orë, afro 5 orë kërkimi dhe dolën të gjitha ato nëna dhe gra për ta kërkuar vajzën, më thanë se është parë një burrë me flokë të gjata dhe një djalë i ri me çantë shkolle, me triko me kapuç që e tërhiqnin vajzën zvarrë rrugës. E hipën, një herë në një makinë të zezë dhe një grup tjetër iu vu pas, një tjetër makinë Fuoristradë, ngjyrë e bardhë. Një grua i ka dalë para, duke i thënë: ‘C’po bëni?- dhe ata kanë mbyllur derën. Të gjithë e njihnin vajzën, e dinin dhe në momentin kur erdhi policia e fshehën menjëherë, nga frika se do t’i merrnin në pyetje. Ato gra duhet të vinin dorën në zemër, të tregonin krimin në atë moment. Kur erdhi policia e mbyllën çeshtjen se kishin frikë. E kanë parë shumë mirë Begzim Isën ( i akuzuar nga nëna e Bleonës, Bukurie Veizi, si personi që ka gisht vajzës). Begzim Isën e ka parë edhe ish-vjehrra ime. Ajo e njeh shumë mirë. ‘E pashë, -tha: ishte me triko me kapuç dhe çantë, u vu pas 5 vajzave, pastaj lëshoi Qamilja lopën’.

Video