“Parashikohet të formohet një ciklon i fuqishëm që do të ndikojë edhe tek ne”, vjen paralajmërimi i meteorologëve, ku moti bën kthesën e madhe

Pothuajse per me shume se nje muaj ne jemi nen ndikimin e masave ajrore anticiklonike duke na sjelle mot te nxehte e te qendrueshem por mesa duket kushtet e motit po ndryshojne.

Masat ajrore jo te qendrueshme qe vijne nga Atlantiku duke se po depertojne edhe ne drejtim te rajonit te Evropes perndimore edhe pse temperaturat nuk do te kene ndryshim te madh.

Në zonen bregdetare do të kemi ulje të temperaturave për shkak të reshjeve dhe rrebeshe të shiut me vetëtima e bubullima, por prapëseprapë do të ketë intervale kohore me diell dhe nxehtësi kalimtare.

Pra, duke filluar nga e marta kur pritet të ketë rrebeshe lokale shiu në shumë pjesë të rajonit tonë. Priten erëra kryesisht nga jugu si dhe alternime vranësirash, intervaleve kohore me diell dhe rigave të shiut apo rrebeshe me vetëtima dhe bubullimë.
Reshjet nuk do të jenë gjithëpërfshirëse ende, por do të vijnë duke u zgjeruar të martën dhe të mërkurën. Ditën e enjte reshjet do të jenë më sporadike, kurse të premten do të pushojnë fare.

Sipas ecurive aktuale sinoptike për fundjavë në Italinë Veriore pritet të formohet një ciklon i fuqishëm i cili do të depërtojë edhe tek ne duke kushtëzuar reshje të dendura shiu dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Gjithashtu në fund të javës temperaturat pritet të shënojnë ulje të ndjeshme.