“Vrite Triksën dhe kthehu te Bora”/ Donaldi u shkri së qeshuri nga shakaja e Ermalit, këngëtarja merr vendimin ekstrem

Beatrix Ramosaj ka zgjedhur që të mos jetë sot pjesë e Big Brother, dhe as të hyjë në darkën e organizuar me banorë dhe ish-banorë brenda shtëpisë.

Shkak për këtë është bërë shakaja e mbrëmshme e Ermal Mamaqit, i cili i përmendi Borën Donaldit, ndërsa ky i fundit e priti me shumë kënaqësi babutën.

Arbana tha se shakaja e Ermalit se do të bënte një film, ku Donaldi të ‘vriste’ Triksën, për tu rilidhur me Borën, ka mërzitur këngëtaren, e cila nuk ka qenë sot fare në spektakël.

Ermali u largua menjëherë nga shtëpia për thyerjen e rregullave sipas vëllait të madh.

Ermali tregoi sot se telefoni i tij është mbushur me mesazhe të pafundme që vetëm e mallkojë dhe e akuzojnë se e kë bërë të ndihet keq edhe Beatrixin duke përmendur Borën.

Mamaqi sqaron se kur vet Donaldi e kaloi me të qeshur këtë situatë, të tjerët nuk kanë përse të mërziten. Ai nuk nguroi të shprehte hapur në video-mesazhin e tij edhe mbështetjen për Ilir Shaqirin, për të cilin shprehet se do të donte shumë që ai të merrte çmimin e madh të ‘Big Brother VIP’. Ai tregoi gjithashtu se Iliri do të jetë pjesë e sezonit të ri të serialit të tij ‘Hot’.

“Besoj që jam i ftuari i parë që përjashtohem nga Big Brother. Nuk i kuptoj këta fansat e Beatrixës dhe Donaldit. Kam një mesazh për ta. Për ju që nuk e dini këta u mërzitën sepse unë gjatë një bisede ku ishte Arjola, Donaldi e të tjerë, thashë të vërtetën, që do bëjmë sezonin e dytë të H.O.T dhe do kemi Bora Zemanin aktore. Donaldi e dëgjoi dhe pyeti për personazhin.

‘Ç’punë ke ti? Pse të djeg miza ty?-i thashë unë dhe qeshëm. Pastaj thashë që po mendojmë të marrim dhe Ilirin të jetë çift me Borën. Qeshëm, përmendëm dhe Beatrixën. Unë s’e kuptoj pse u mërzitët ju se Donaldi u shkri t’u qesh. Nëse Donaldi qesh dhe Beatrix është e lumtur. Meqë ra fjala Beatixën e dua shumë”, u shpreh Ermali.