“E kishte të pandehur dikur, tani vjen çdo muaj dhe i jep kuotën 5 mijë lekë”, Anila Hoxha rrëfen historinë e padëgjuar me gjyqtarin

Gazetarja Anila Hoxha ka bërë një shkrim në lidhje me rastin e një gruaje e cila cdo muaj ndihmohet përmes një kuote prej 5 mijë lekësh nga nje gjyqtar/e, emrin e të cilit nuk nuk dëshiron ta bëjë publik.

Historia ka nisur kur gruaja e moshuar ishte në një proces si e pandehur dhe më pas nuk kishte mundësi që të kthehej në shtëpi, ndërsa në ndihmë i ka ardhur pikërisht personi që bën pjesë në sistemin tonë të drejtësisë, e që ka treguar humanitetin e tij.

Gazetarja nuk ka pranuar që të bëjë publik emrin por rastin po për të treguar se drejtësia nuk ndahet nga ndjenja humane.

Postimi i gazetares.

Pasha gozhdët e Krishtit thotë N.mos ma trego emrin e bamirësit. Cdo muaj, në këtë datë ajo vjen e pret një gjyqtar /e i cili / a i dhuron një kuotë fikse prej 5 mije leke. E ka njohur në një proçes gjyqësor ku e moshuara ishte e pandehur dhe nuk kishte lekë të kthehej në shtepi. Mbasi dha verdiktin, ai / ajo i pagoi shpenzimet.
Si rrallëherë ne vendin tonë dhe ashtu sic duhet të jetë: drejtësia nuk ndahet nga ndjenja humane.