Kryeministri Rama tregon se kur do të bëhet rritja e rrogave në Shqipëri…

Kryeministri Rama tregon se kur do të bëhet rritja e rrogave në Shqipëri…

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me një qytetar duke i thënë se rrogat janë vendosur në buxhet dhe hyjnë në fuqi më 1 qershor. Nëse rrogat rriten sipas dëshirës, thotë kreu i qeverisë, shtetet bien, siç ra Shqipëria në vitin 1997. Qyetari: E vertet esht qe çmimet i ul dhe i ngre tregu dhe jo Rama. po pagat rrogat kush i ngre tregu ke 6 muaj qe ti thua se qeveria do ngrei rrogat.mas 2 oresh u ngrejten çmimet ktu tek ne.ti thua do te ngrej pensionet 5 % .5 % nuk mjafton per te blere gaz per te gatuar o Rama .mblidh mendjen Rama: Rrogat jane vendosur ne buxhet dhe si gjithmone rritja hyn ne fuqi ne 1 qershor, ndersa mendjen duhet ta mbledhin ata qe i bejne hesapet pa hanxhine, sepse po te rriteshin rrogat sipas deshires e jo sipas mundesive, Gjermania do t’i kishte cuar 10 mije euro per person, po ja qe nuk e ben, sic nuk e ben askush, sepse bien shtetet, sic ra Shqiperia ne 1997-en!