Vjen paralajmerimi nga ekspertet per rikthimin e karantinës dhe mbylljen e lokaleve

Kryetarja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, Eugena Tomini ka folur per vendin tone dhe gjendjen alarmante qe duhet te kemi shume kujdes perndryshe ne muajt qe do vijn do kemi shume te infektuar dhe humbje jete.

Ajo ka thene se:“Janë duke u vlerësuar dhe monitoruar masat, jo vetëm vendosja e gjobave, por edhe rekomandimi dhe më pas nëse nuk zbatohet edhe praktikohet gjobëvënia. Të gjitha palët kanë interesin e përbashkët, të vijojë procesi ekonomik por edhe të ndërpritet zinxhiri i përhapjes. Për mbylljen e bareve apo restoranteve, do të jetë një vlerësim në kohë pas matjes së indikatorëve. Duhen matur parametrat jetësorë sa i përket intensitetit, për të shkuar në masat për të kaluar në karantinë apo masat ndaj bizneseve bar-restorante.

Nëse në orët e vona të mbrëmjes nuk konsumohet një kafe në interval kohe të shpejtë, por një pije tjetër dhe kohëzgjatja e një grupi shoqëror…. ne kemi ambiente mjaft të frekuentuara gjatë mbrëmjes, nga moshat rinore sidomos. Duhet theksuar se pavarësisht se nuk kanë qenë shumë raste prej tyre të infektuar bëhen shkas për transmetimin e infeksioneve. Grumbullime të tilla transmetojnë Covid drejt personave simptomatikë dhe që kanë sëmundje të tjera”.

Ajo gjithashtu ka thene se:“Përdorimi i maskës do të jetë një domosdoshmëri imediate, dhe është marrë parasysh nga Komiteti Teknik i ekspertëve. Maska tashmë do të kthehet në domosdoshmëri për t’u mbajtur në të gjitha ambientet e mbyllura dhe ku nuk respektohet distancimi fizik. Në mjedise institucionale, publike dhe jo publike. Në rrugë duhet distancim fizik dhe aty ku nuk respektohet duhet mbajtja e maskave”, tha zonja Tomini në Fax News.

Ruani veten tuaj dhe familjet tuaj kjo nuk eshte loje dhe duhet te jeni vigjilent.