Home TE NDRYSHME Policia njofton: Ja kushtet që duhet të plotësoni për të udhëtuar jashtë...

Policia njofton: Ja kushtet që duhet të plotësoni për të udhëtuar jashtë Shqipërisë

228
0

Policia e shtetit ka njoftuar per t gjithe qytetart se cfar ekushtesh duhet te plotesojne per te levizur jashte vendit ne varesi te shteteve pritese.

Ne njoftimin e saj behet e ditur se cilat vende kane ende levizjen e lire dhe se Shqiperia e ka kufirin e hapur sipas rregullave te veta.

Por nga ana tjeter nuk lejohet levizja e lire e qytetareve shqiptare me vendet Schengenit, pervec rasteve te konfirmuar nga autoritetet perkatese.

Keshtu Policia e Shtetit njofton qytetaret se situata e levizjes ne kufi eshte keshtu:

-me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut lëvizja e personave dhe e mjeteve është krejt e lirë;

-me Malin e Zi mund të lëvizin vetëm personat që posedojnë një dokument të lëshuar nga laboratorët e akredituar të testimit të COVID-19, jo më shumë se 48 orë më parë, qe vërteton se janë negativ në testin PCR. Por nëse ēshtë njē grup mbi 10 vetē, testi kryhet nga autoritetet malazeze në kufi;

-me Greqinë lejohet kalimi për shtetasit e pajisur me leje qëndrimi dhe ata të pajisur me pasaporta greke, kamionë dhe për rastet të autorizuara nga autoritetet shtetërore greke;

-Ndersa per te gjitha vendet e tjera të zonës Schengen nuk lejohet lëvizja e lirë e shtetasve shqiptarë, përveç rasteve të konfirmuara nga autoritetet e këtyre vendeve.

-Kurse për të udhëtuar drejt Shqipërisë kufiri është i hapur pēr të gjithë shtetasit e huaj apo shqiptarë, sipas rregullave në fuqi”, njofton policia.