E cuditshme ajo qe po ndodh ne infektiv: Mjeku Pipero tregon si po mjekohen të sëmurët në Spital

Pellumb Pipero mjeku i njohur thote se skemat qe aplikohen ne spitalin infektiv per pacientet e semure, jane te gjitha skema mbeshtetese pasi qe mjekim specifik te vecante per ta nuk ka dhe pritet qe te ndryshoj ne javet ne vazhdim.

Si kudo në botë, edhe te ne ato janë mbështetëse, pra ne ndihmojmë të sëmurin t’i përgjigjet në mënyre adekuate infeksionit nga koronavirusi, pasi mjekim specifik nuk ka! Skemat e mjekimit përfshijnë antivirale, antinflamatore dhe/ose antibiotikë, kortizonike, oksigjeno-terapi, antiko-agulante dhe perfuzione!

Pipero thote se:”Dua të ritheksoj se të gjithë medikamentet e përdorura deri tani, me bujë të madhe kudo në botë, duke përmendur dhe hidroxychloroquinën nuk i kanë rezistuar kohës, pasi janë bazuar në copëza të vërtetash ose faktesh, jo në studime të randomizuara. Ndaj dhe sikundër i kanë miratuar me nxitim, i kanë hequr apo disaprovuar”.

Relaksimi i masave ‘shtrënguese’ të distancimit social apo karantinës, fillimisht gradual e më pas tërësisht, krijoi mendimin e gabuar se virusi ‘iku’ apo nuk qarkullon më.

Ishte e domosdoshme që hapja të shoqërohej me shumë më shumë informacion paraprak për sjelljen e re që duhet të kishim në raport me virusin, për të mundësuar një bashkëjetesë e cila kërkon një mënyrë të re jetese për sa kohë nuk kemi asnjë armë efektive ndaj këtij virusi dhe kjo mënyrë e re jetese është maska dhe distanca!

Duhet te jemi sa me vigjilente dhe te jemi te kujdesshem sepse virusi po infekton shume njerez.