Kancelarja Gjermane Merkel jep lajmin keq për shqiptarët, kjo gjë nuk do të ndodhë tani afër

Angela Merkel ka folur rreth negociatave per Maqedonin e veriut dhe Shqiperine.

Kancerlarja gjermane i është referuar mundësimit të mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare me të dyja vendet si objektiv gjatë këtij gjashtëmujori.

Por ndryshe nga Maqedonia e Veriut, teksa i është referuar kësaj etape me Shqipërinë, Merkel ka artikuluar ‘dhe ndoshta Shqipërisë.

Merkel shprehet se:‘Një nga tre objektivat e politikës së jashtme gjatë presidencës tonë ka të bëjë me Ballkanin Perëndimor. Lidhur me konferencat e anëtarësimit, ne duhet të angazhohemi në negociata të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe ndoshta me Shqipërinë, si dhe progresin për Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që të ofrojmë një perspektivë anëtarësimi’, tha Merkel.

Fiksimi i një date për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut duket i mundshëm në 10 nëntor gjatë takimit të ministrave tê jashtëm të Bashkimit Europian, sipas kalendarit të përkohshëm të Këshillit të Bashkimit Europian.