Home TE NDRYSHME Vaksina falas edhe per keto kategori njerezish, Manastirliu jep lajmin e mire

Vaksina falas edhe per keto kategori njerezish, Manastirliu jep lajmin e mire

99
0

Nje lajmi i mire vjen nga Ministrja Manastirliu ku ajo njoftoi se vaksina e gripit do t’iu bëhet falas kategorive më të rrezikuara nga Covid-19.

Ajo u shpreh se:“Të angazhuar për rritjen e mbulesës vaksinale ndaj gripit, falas për të gjithë kategoritë e rrezikuara, si pjesë e strategjisë tonë për të përballuar situatën e shkaktuar nga COVID19”, është shprehur ministrja.

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, ka treguar se në këto kategori përfshihen: personat me sëmundje kronike, punonjësit shëndetësorë, mësuesit, kujdestarët e fëmijëve dhe fëmijët nga mosha 2 deri në 5 vjeç.

Ndaj ajo ka thene se:“Ne kemi bërë vlerësimin dhe rivlerësimin e kategorive të riskut, të cilat janë të rëndësishme për vaksinimin ndaj gripit dhe njëhkohësisht janë subjekte të cilat janë dhe më të prekshme nga Covid19. Për shembull, personat me sëmundje kronike, natyrisht punonjësit shëndetësorë, mësuesit dhe të gjithë kujdestarët të cilët kujdesen për fëmijët si dhe fëmijët nga 2 deri në 5 vjeç, sepse ata transmetojnë më shumë gripin. Shpresojmë të kemi një situatë më të mirë të kontrollit të gripit, gjë e cila do të na ndihmojnë edhe për Covid19”, tha ajo.

Ndaj tregohu te kujdesshem dhe ruani distanicimin social.