U gjet pas 22 vitesh, flet e ëma pas takimit me të bijën: Nuk na kontaktonte dot, sepse kishte harruar mbiemrin dhe gjuhën.Video

E pabesueshme kur në janar të këtij viti në një studio televizive u dha lajmi para prindërve për gjetjen e Teuta Rrahmanit, e zhdukur për 22 vite nje lajm i madh dhe shume i bukur per familjen e saj.

Nëntë muaj më parë, Teuta vendosi të rilidhte kontaktet me familjarët, kur përmes një telefonate ‘live’ përcolli emocione të papërshkrueshme.

Ata u pritën në shtëpinë ku Teuta jeton me bashkëshortin, një shtetas holandez dhe dy fëmijët e saj. E ftuar në studio, e ëma përcolli emocionet e përjetuara dhe të ndjera, në bisedat e gjata të bëra nënë e bij. Ajo tha se edhe Teuta kishte 5 vite që i kërkonte, por nuk kishte mundur t’i gjente pasi nuk mbante mend mbiemrin e saj.

“Ajo ishte munduar nëpër rrjetet sociale, por kishte harruar mbiemrin e saj, nuk mbante mend asgjë, ndaj nuk na gjente dot”.

“Madje kishte harruar edhe gjuhën. Nga ana tjetër, ajo ishte munduar për 5 vite më radhë të na kërkonte, kishte bërë çdo përpjekje, ishte përpjekur shumë të kujtohej, por kishte humbur çdo kontakt me Shqipërinë, prej 22 vitesh. Më premtoi se në Shqipëri do të vij shumë shpejt’, – rrëfeu e ëma.

Per me shume shikoni videon