‘Thyen’ koeficentin e inteligjencës, 17-vjeçarja shqiptare shpallet më e mira në Athinë dhe terbon Greket

Albiona Mancho është një studente shqiptare e cila ka shënuar një rekord të vlerësimit në provimet pranuese në universitet.

Madje ajo theu të gjitha stereotipet e të mësuarit nëpërmjet kurseve private për të garuar në matësin e shpejtësisë në Panhellenic.

Këtë vit ajo shënoi rezultate thuajse maksimale ku mori 20 në Shkencat Kompjuterike, 20 në Ekonomi, 18,6 në matematikë dhe 16,4 në Gjuhë Letërsi Moderne Greke.

Në Greqi kjo është diçka e jashtëzakonshme pasi ekziston stereotipi se e vetmja mënyrë që të shënosh rezultatet e larta është nëpërmjet kurseve private.

Madje dhe me këtë koefiçent të lartë zgjuarsie ajo edhe mund të mos kryejë fare studimet por të futet direkt në provimet e degës që kërkon në universitet.

Ne i urojme gjithe te mirat dhe plote suksese.