Tërmet me madhësi 7.0, autoritetet thirrje banorëve të largohen, paralajmërohet cunam

Një tërmet me madhësi 7.0 goditi brigjet e Antarktidës. Autoritetet lëshuan një paralajmërim për tsunami në bazën e Kilit e njohur si “Eduardo Frei”, në kontinentin e ftohtë, thanë zyrtarët e urgjencës.

Tërmeti goditi zonën kiliane rreth 210 kilometra (130 milje) në lindje të bazës, në një thellësi prej 10 kilometrash, tha Zyra Kombëtare e Urgjencës së Kilit (Onemi), duke kërkuar evakuimin nga “zona e plazhit të Antarktikut” përpara një cunami të mundshëm.

Baza e Forcave Ajrore të Kilit është më e madhja në Antarktidë dhe përfshin një fshat, spital, shkollë, bankë, zyrë postare dhe një kishë.

Popullsia maksimale në verë është 150 persona, dhe popullsia mesatare në dimër është 80 vetë.

Një tërmet që nuk kishte lidhje me të, me madhësi 5.9 goditi Santiagon të shtunën në mbrëmje, por autoritetet thanë se nuk u raportua për ndonjë dëm ose ndikim të rëndësishëm.

Kili është një nga vendet më aktive sizmike në botë.

/a.m/NOA.al