Parashikimi i ri i milionerit Bill Gates për pandeminë, ja kur përfundon sipas tij

Nje parashikim pesimist eshte bere nga themeluesi i Miscrosoft Bill Gates ne lidhje me ceshtjes e pandemise.

Per italianen “La Stampa” ai thote se nese nuk nderhyhet per me tej, numri i te vdekurve ne SHBA mund te kthehet ne nivelin e pranveres.

“Edhe vitin që vjen do të ketë shumë të vdekur dhe në vitin 2022 pandemia do të marrë fund. Lajmi i mirë është se kemi disa vaksina premtuese të cilat mund të autorizohen për përdorim. Pres që 2-3 prej tyre të funksionojnë”, tha Gates, i cili e ka financuar vetë njërën nga vaksinat që po testohet.

Ndersa lidhur me sjelljen e SHteteve te Bashkuara te Amerikes ne lidhje me vaksinës, Gates deklaron se “SHBA-të janë kontradiktore, pasi për kërkime kanë më shumë para të bëra bashkë, por nuk janë vënë në lëvizje. Unë shpresoj që kjo administratë apo tjetra që do të vijë, ti kushtojë më shumë kohë prodhimit të vaksinës”.

Dhe me tej ai po ashtu nuk harroi te akuzojë administratën e Donald Trump, se nuk po bashkëpunon me OBSh-në.