Nje nga format se sa shpejt e hap covidin kjo menyre qe nuk ju shkon ne mendje

Gazeta britanike shkruan se koronavirusi shpërndahet në disa mënyra, përfshi përmes piklave që dalin nga teshtima, kolla apo fryma e personit të infektuar.

Kjo shpjegon se përse Covid përhapet më shumë në ambiente të mbyllura.

Piklat e mëdha bien në tokë në një distancë të shkurtër, por piklat e vogla, të njohura edhe si aerosole, mund ta mbajnë virusin për një distancë mbi dy metra.

Shkencëtarët thonë se duhen pak sekonda për këto aerosole që të udhëtojnë përtej dy metra.

Profesori Pedro Magalhaes de Oliviera i Universitetit të Kembrixhit tha se prandaj duhen ambiente të mirëventiluara.

Ekipi i tij thotë se është e pasigurt të qëndrosh në një distancë më pak se dy metra me një person të infektuar i cili flet ose kollitet. Rreziku është njësoj.