Studimi i fundit: Kjo është simptoma e re qe shkakton Covid ne trupin tuaj

Sipas një studimi të bërë kohët e fundit, është arritur në konkluzionin se “Sars-Cov2/Covid-19” po i atribuohet edhe një tjetër simptomë.

Mësohet se Covid shkakton edhe ënjtje të gjëndrave të pështymës në gojë. Studimi i botuar në “Journal of Dental Research”, vëren se në ky studim është kryer tek 122 pacientë të infektuar me Covid në Itali, teksa është arritur në përfundimin se tre muaj pas infektimit, tetë nga dhjetë pacientë kishin ndonjë formë ënjtje në fytyrë, ose gojë.

Gjithashtu është mësuar se 43% e pacientëve kanë pasur gjëndra të fryrë të pështymës.

Ndaj duhet te jeni te kujdesshem dhe te ruani distancimin social.