Home TE NDRYSHME “S’të dhashë puthjen e fundit, m’i bëj hallall të gjitha fajet” dedikimi...

“S’të dhashë puthjen e fundit, m’i bëj hallall të gjitha fajet” dedikimi prekës i Gjergj Lekës për nënën e ndjerë

110
0

Në moshën 83-vjeçare eshte ndare nga jeta mamaja e kantautorit të njohur Gjergj Leka, dirigjentja e parë shqiptare, Rozmari Jorganxhi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari nëpërmjet një postimi shume te vecante ne Facebook, ku tregon se e ëma u largua nga jeta në ditën e lindjes së babait, Kostandin Lekës. Gjergji tregon i prekur se nuk ka mundur të jetë pranë saj në frymes e fundit të jetësn, pasi ajo ndërroi jetë në Trieste të Italisë.

“Më ike e nuk të dhashë puthjen e fundit. Mezi po prisje të bashkoheshe me babin dhe pikërisht sot në ditëlindjen e tij u ngjite lart. M’i bëj hallall të gjitha fajet!”, shkruan kantautori.

Rozmari Jorganxhi e ka nisur karrierën në vitin 1959 si soliste lirike. Ishte “mezzosoprano” në TOB dhe ka interpretuar me profesionalizëm në nivele të larta role nga operat ndërkombëtare, por edhe ato kombëtare. Nga viti 1967-1984 ajo ka dirigjuar korin e ‘’TOB’’ duke qenë femra e parë dirigjente e këtij institucioni unik të kulturës shqiptare. Më 1993-n Jorganxhi në moshën 56-vjeçare fiton audicionin dhe fillon si këngëtare profesioniste në Teatrin Giusepe Verdi të Triestes ku këndoi për 10 vjet.