Silva Bino del me apelin e fundit:Cdo fundjave te jete karantine se perndryshe…

Te gjithe jane te shqetesuar per numrin e te infektuarve ne vendin tone me koronavirus.

Gjithashtu është shtuar edhe numri i personave të shtruar në spitalin Infektiv.

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP Silva Bino ka folur perseri per kujdesin qe duhet te kemi dhe te tregohemi te vemendshem dhe se duhet te futemi ne karantine cdo fundjave.

Për shkak të numrit të lartë të rasteve të reja me koronavirus, duhet marrë në konsideratë mbyllja në fundjavë.

Bino tha se një sakrificë e tillë mund të bëhet për hir të uljes së numrit të të infektuarve.

Unë e mendoj mbylljen në fundjavë. Është një masë që duhet marrë parasysh. Le të sakrifikojmë një ose dy fundjava për të mos pasur më shumë të sëmurë.