Si duhet ta ruani dhe ta lani maskën që të mos infektoheni dhe te ruani parate?

Tashme maska eshte eshte e detyrueshme dhe ne duhet te mbajm si ne vendet e mbyllura po ashtu dhe ne vendet e hapura qe te jemi te sigurt dhe thuhet se maska mund te ruaj nga koronavirusi deri ne 70 perqind.

Por ja disa keshilla per te gjithe ata qe perdorin maskat.

Nëse blini ose bëni një maskë për fytyrën është e detyrueshme që ju ta pastroni rregullisht atë.

Nëse nuk e lani atë, rrezikoni që mikrobet dhe bakteret që ndodhen në maskën e fytyrës, t’ju sëmurin ose t’ju shkaktojnë njolla në zonat ku maska mbështetet në fytyrën tuaj.

Mënyra më e mirë për ta larë atë

Një nga mënyrat më të mira është ta vendosni atë në lavatriçe dhe të shtoni disa dezinfektues të sigurt për pëlhurën. Ju duhet ta bëni këtë sa herë që e vendosni, vetëm për të qënë të sigurt.

Mund ta lani me dorë

Nëse nuk keni kohë për një larje me lavatriçe në darkë, atëherë mund të lani maskën tuaj. Mbushni një enë të pastër me ujë të nxehtë, pak detergjentë dhe filloni të pastroni maskën. Hidhni ujin sa më shumë të nxehtë dhe sigurohuni që të pastroni mirë maskën për 5 minuta. Më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë dhe lëreni të thahet plotësisht.

Keshtu mund te ruani veten tuaj dhe familjen tuaj nga infektimi me koronavirus.