Home TE NDRYSHME Shqipëria drejt mbylljes së dytë? Qeveria me propozim të Komitetit të Ekspertëve...

Shqipëria drejt mbylljes së dytë? Qeveria me propozim të Komitetit të Ekspertëve pritet të..

437
0

Numri i te infektuarve eshte ne rritje dhe pritet te merren masa te reja per parandalimin e infektimit te popullsise.

“Një lockdown i dytë do të ishte fatal, por rritja gjithnjë e më shume e shifrave të të prekurve me koronavirus po vë në pikëpyetje kapacitetet e spitaleve”, i thanë burimet gazetës “Shqip”. Sipas gjasave, qeveria me propozim të Komitetit të Ekspertëve pritet të miratojë kufizime të reja, përveç vendosjes me detyrim të maskës në ambientet publike.

Pritet qe te kene nje mbylje graduale te disa bizneseve kanë të bëjnë me oraret e bareve e restoranteve, aktivitetet e palestrave, muzetë e kinematë. Sikurse dhe kryeqytetet e tjera evropiane të cilat po përballen me rritje të numrit të të prekurve me virusin Covid-19, edhe Tirana pritet të zbatojë të njëjtat masa për frenimin e përhapjes së virusit.

Burimet thanë se sipas rregullores, ato që u hapën të fundit, pritet të mbyllen të parat. Nga buletini ditor i ministrisë së Shëndetësisë, prej disa ditësh shifrat e reja pozitive i kanë kapërcyer 250 rastet me Covid. Sipas ekspertëve të shëndetit publik, kjo situatë pritet të rëndohet edhe më shumë me afrimin e dimrit.

“Mbivendosja e viruseve pritet të rëndojë gjendjen shëndetësore të pacientëve”, thonë ekspertët. Ndërkohë situata në dy spitalet Covid është e rëndë.

Numri i shtrimeve ka nisur të rritet sërish e po ashtu dhe numri i viktimave. Me nisjen e vitit shkollor, mes të infektuarve ka shumë gjimnazistë e mësues ndërsa virusi tashmë po transmetohet në rrugë komunitare, pra kemi qarkullim disa mujor brenda vendit.