Shpërthen Covidi në shumë qytete te vendin, shënohet rasti i parë në Gjirokastër zgjerohet harta e te infektuarve ne qytete te reja

Lajme ko te mira vijne nga vendi yne ku rritja numrit te te infektuarve eshte rritur ndjeshem keto 3 ditet e fundit dhe nese kurba do te rritet me shume ateher i bie te shkojme perseri ne karananetine ndaj duhet te ndiqni rregullat dhe te ruani distancimin social.

Diten e sotme kemi pasur rastin e parë me Covid në Gjirokastër, bëhet fjalë për një mashkull 40 vjeç banues në lagjen “Partizani”, i cili ishte i shtruar në spitalin e Tiranës pasi ishte me hepatit C dhe aty është infektuar me Covid 19 dhe Tirana eshte baza ku ka me shume te infektuar.

Edhe në qytetin e Vlorës janë rikthyer raste pas kaq shumë kohësh.
Ndërkohë që kanë rezultuar pozitiv edhe 6 qytetarë në Krujë.

Gjithashtu në 24 orët e fundit janë bërë 10 tamponë në Elbasan, ku një prej tyre ka rezultuar pozitiv. Bu

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme vazhdon të rritet numri i rasteve të reja me Covid-19, ndërkohë që bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 44 raste pozitive nga 291 testime të kryera.

Nga të cilat: 21 Tirana, 4 Kamëz, 1 Gjirokastër, 1 Vlorë, 6 Kruja, 4 Shkodra 2 Lushnja, 1 Elbasani, 4 Durrësi. Kujtojmë se edhe dje ishte një ditë që shënoi rritje të numrit të rasteve me 42 të tilla, ndërkohë që kishte një numër më të madh të testimeve që ishin kryer. Rastet e reja priten të konfirmohen në deklaratën e përditshme që bën Ministria e Shëndetësisë.