Lajmerimi i fundit i Ministrise se Arsimit beri me dije se me date 14 shtator fillon viti i ri shkollor.
Ndersa eshte njoftuar se nga data 31 gusht deri ne 11 shtator do te zhvillohen mesime plotesuese per klasat 1-5 dhe nxenesit e pamundur per te zhvilluar mesimin online.
Nderkohe Ministria e Shendetesise po punon per strategjine se si do te jete mesimi dhe masat qe do te duhet te marrin per te mos lejuar perhapjen e Covid-19 neper institucione.
Edhe per oret mesimore thuhet se do te zhvillohen sipas te gjitha protookolleve m kushtet e duhura higjieno-sanitare dhe ruajtjen e distances fizike duke mbrojtur shendetin e gjithsecilit.
Hyrja dhe dalja nga ambientet e institucionit:
–Orari dhe hyrjen në institucionet të arsimit rregullohet sipas një grafiku nga drejtoria
-Nxënësit paraqiten në institucionin arsimor duke respeketuar me përpikmëri orarin
-Nxënësit hyjnë në institucionin arsimor pasi janë vendosur në radhë në largësi nga 1.5-2 metra.
-Nxënësi që ka simptoma të ngjashme apo temperaturë përpara ardhjes së institucion, njofton mësuesin ose personin përgjegjës për çëshjet shëndetësore
-Nuk lejohet që nxënësit të dalin nga godinës dhe të rikthehen përsëri në të, brenda ditës
Qëndrimi dhe mësimi në klasa:
-Gjatë procesit mësimor, pedagogu qëndron në klasë duke respektuar distancimin social dhe fizik me nxënësit dhe mësuesit 2 metra
-Brenda klasës nxënësit qëndrojnë të ulur në banka të paktën 1.5 deri në 2 mera larg njëri-tjetrit. ë klasat që nuk është e mundur, nxënësit duhet të ndahen ë klasa të tjera.
-Mësuesit sigurohen që në klasë të gjithë të jenë të pajisur me maskë dhe ti mbajnë rregullisht ato.
-Kur është e mundur praktikohet mësimi në ambient të hapur (oborri i institucionit) duke i respektuar largësinë dhe rregullat e mësipërme.
-Nuk lejohet ushqimi në klasë.
Ja cilat protokolle po shqyrtohen nga Ministria: