Home TE NDRYSHME Shefi i OBSh jep lajmin e mirë, dhe një paralajmërim për cdo...

Shefi i OBSh jep lajmin e mirë, dhe një paralajmërim për cdo shtet

0
0

Shtetet ku koronavirusi është më i përhapur në Europë , si Italia, Spanja, Gjermania dhe Franca kanë parë një ulje të lehtë në bilancin e jeteve te humbura përgjatë 24 orëve të fundit.

Por edhe pse kjo është konsideruar si një lajm i mirë nga OBSh, teksa ka vazhduar duke bërë një thirrje për të gjithë shtetet.

Drejtori general Tedros Adhanom Ghebreyesus ne daljen e tij i paralajmëroi të gjithë duke thënë se:

“Heqja e masave kufizuese shumë shpejt mund të sjellë një ‘ringjallje me te eger te COVID-19’. Kjo sipas tij mund të jetë shumë e rrezikshme nëse nuk menaxhohet siç duhet”.

Ne e dime qe ne Kine, vendi ku shpërtheu epidemia, duke filluar qe nga muaji mars ka patur rënie të ndjeshme të rasteve ndërsa tani Europa po shënon çdo ditë shifra më të ulëta nga kjo sëmundje.

Tedros, Drejtori general me tej shtoi se ka raportime qe ka pasur një “përshpejtim alarmant” të rasteve në vende të tjera me te ulta, veçanërisht në Afrikë.

Ai madje tha se OBSh po sheh grupime të rasteve dhe përhapjes në komunitete, te cuditshme ku virusi po përhapet pa një burim të njohur, citon CNBC.

Në të gjithë botën mbare megjithate është paraqitur nje shqetesim edhe në sistemet e kujdesit shëndetësor pasi edhe nder ta nuk kanë munguar rastet kur janë infektuar anëtarë të personelit apo stafit mjekesor ne oraret e punes se tejzgjatur./burimi:noa.al