“Beteja e parë në Shqipëri e fituar”/ Mjeku Pipero tregon çfarë pritet në gjysmën e dytë të muajit Prill por tregues më i saktë do të jenë…

Lajmi më i mirë: Ulet numri i rasteve të reja me Coronavirus në Shqipëri. Por lehtësimi i kufizimeve shoqërohet me ashpërsim ndëshkimesh për shkelësit. Shoqëria civile i kritikon masat penale si cënim të lirive themelore.

Java e katërt e shtetrrethimit prej 40 orësh që fillon të shtunën (11.04.2020) dhe mbaron të hënën (13.04) e gjen Shqipërinë për herë të parë me një kurbë infektimi të ulet, ku ka më shumë të shëruar, dhe më pak të shtruar.

Në 24 orët e fundit ka patur vetëm 7 raste të reja, kur një javë më parë vendi yne mesa duket arriti pikun me 29 raste dhe per kete arsye autoritetet konfirmojnë ulje këtë javë të kurbës së infektimit nga virusi corona.

Mjeku infeksionist, Prof. Pëllumb Pipero, që është në vijën e parë që prej një muaji në Spitalin Infektiv të Qendrës Spitalore Universitare ”Nënë Tereza” në Tiranë, eshte shprehur se parashikimi për javën që vjen është shumë optimist.

“Rënia e numrit të rasteve reja të infektuara do të vazhdojë në mënyrë të qëndrueshme gjatë javës së ardhshme. Në gjysmën e dytë të muajit Prill do të ketë raste të reja më të pakta. Gjithsesi tregues i saktë do të jenë rezultatet e mostrave, të analizave, ” thotë Prof. Pipero.

Një muaj pas prekjes së Shqipërisë nga virusi corona, ne rajon jane përfshirë 17 bashki nga 61 që janë gjithsej, me 416 të infektuar, 23 jete te humbur, 182 të shëruar, 3395 të testuar.

Gjithsesi epiqendra vazhdon të mbetet Tirana me 199 raste, e ndjekur nga Shkodra me 49, Durrësi 38, Fieri 32, Korꞔa 17, Elbasani 15, Lezha 14, Hasi 12, Kavaja 8, Lushnja, Vlora,Kruja 5, Puka, Tropoja, Rrogozhina 4, Mirdita 3 dhe Berati 2.

Por ekspertet thone se shifrat e ulura nuk përjashtojnë rikthimin e rritjes së kurbes së infeksionit. “Duhen respektuar në mënyrë rigoroze masat kufizuese të qeverisë, distancimi social dhe karantina, duhen zbatuar këshillat e mjekeve me perpikmeri sepse me kete virus nuk bëhet shaka” paralajmëron te gjithe njerezit Prof. Pipero