Dolen 18 raste me koronavirus vetëm dje/ I gjithë qyteti shqiptar u futnë karantinë

Kosova është ‘nën ethet’ e koronavirusit pasi mesohet se rastet me të infektuar atje janë shtuar nga dita në ditë.

Raportohet se kryetari i Komunës së Ferizajt, z.Agim Aliu ka pranuar gjatë ditës së shtune vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë, ku thuhej se Komuna e Ferizajt tani shpallet zonë karantine.

Ky vendim ka ardhur menjehere pasi u konfirmuan 18 rastet me koronavirus në Ferizaj gjate mbrëmjes se djeshme. Deri më tani Ferizaj është komuna e katërt në Kosovë që është vendosur në karantinë.

Kujtojmë këtu edhe lajmin e mire qe mjeku Shemsedin Dreshaj dha pasi janë shëruar nga koronavirusi edhe dy shqiptarë të tjerë të Kosovës keto dite.

Gjithashtu në Kosovë nuk janë ndalur thirrjet për të qëndruar në shtëpi, për të respektuar higjenën personale dhe distancimin social ashtu sikurse edhe kudo ne bote