Se shpejti rinisin urbanet në Tiranë ja rregullat e reja qe duhet ti dini dhe sa veta duhet te jene ne autobuz

Se shpejti rinisin urbanet ne kryeqytet dhe duke zbatuar rregullat e reja.

Ndaj duhet te jeni shume strikt ne rregullat e reja dhe se duhet ti ndiqni ato deri sa gjendja e koronavirusit te qetesohet.

“Ky është modeli që operatorët e transportit urban propozojnë duke ju përmbajtur masave ndaj Covid -19. Po ende nuk ka zyrtarisht një protokoll sigurie dhe një datë se kur do të rihapet ky shërbim”.

“Me masat e Covid-it mund të futen vetëm 24 pasagjerë. Është e detyrueshme përdorimi i maskave dhe dorezave”, thotë Rixhin Qoshja, kreu i Shoqatës Kombëtare të Transportit Urban.

Po sipas tij vetëm bileta elektronike do të shmangte kontaktin e fatorinos me udhëtarët. Të ardhurat e operatorëve të transportit publik janë nga biletat dhe abonetë mujore, ndaj ulja e kapacitetit të udhëtarëve do të përkthehej në humbje për ta.