Doktor Pipero del me deklaraten e re.Boll ndejtet ne shtepi dilni ne diell.Mbështet hapjen

Eshte thene nga ekspertet virolog qe me rrijtjen e temperaturave virurset humbin fuqine e tyre dhe sidomos ne stinen e vere rastet e infektuarve jane ne renie.

Megjithatë, ditën e djeshme pati një acarim të qytetarëve në zonën e Liqenit në Tiranë pasi policia i ndaloi.

Lidhur me këtë Pëllum Pipero u shpreh keshtu:“Sherimi eshte nderveprim Zot, organizem, mjek! Nderkohe qe dhjetra here kam theksuar se djelli dhe ajri ndihmojne shume te mos semuremi nga Covid 19, pasi rrisin imunitetin, madje edhe nese infektohemi e kalojme shume lehte semundjen! Kam theksuar dhjetra here se virusi nuk trasmetohet permes ujit, ndaj deti dhe rera jane te keshilluara, pushimet dhe turizmi te inkurajuara.”- shprehet ai.

“Nderkohe inkurajoj komitetin e eksperteve te jete me i sigurt ne rekomandimin per hapjen e plote, situata epidemiologjike ne vendin tone dhe rajon na e mundeson kete. Jo nje dite por edhe nje ore me pare se te tjeret te hapemi do kemi shume me teper perfitime. Jo vetem ekonomike por mbi te gjitha psikologjike dhe shendetesore! Kam theksuar te orjentoje gjurmimin e rasteve permes hetimit intelegjent dhe aplikimin e PCR, “tamponit”per rastet me klinike, dhe te planifikoje nje studim seroprevalence per te pare shkallen e ekspozimit e ndertuar strategji per te perballuar nje rikthim te mundshem te epidemise ne fund viti, te cilen une e besoj pak, por nuk e perjashtoj dot, krahas analizave serologjike qe po vazhdojne aktualisht. Keshtu mund te kontrollojme me sukses edhe me tej epidemine.”- shkruan Pipero.