Lajm i mire.Hapet kufiri tokësor nga Zvicra? Ambasada ben njoftimin e rëndësishëm për te gjithe shqiptaret

Ambasada Shqiptare në Zvicër ka bere nje njoftim qytetarët shqiptare qe daun te levizin.

Fjala bie nëse udhëtoni nga Zvicra, duhet të merrni leje nga të gjitha shtetet që duhet kaluar përmes rrugës tokësore.

Ky eshte njoftimi i fundit i Ambasadës:

Për shkak të masave që lidhen me situatën e pandemisë, në shumë shtete, ende nuk lejohet lëvizja e lirë e qytetarëve. Kohët e fundit, ka pasur raste kur shtetasit tanë janë nisur për në Shqipëri, Kosovë apo edhe Maqedoninë e Veriut me veturë dhe janë ndaluar në vende të si Italia, Sllovenia, Kroacia dhe Mali i Zi, sepse nuk kanë marrë pëlqimin paraprak për të kaluar tranzit nëpër këto vende.

Për këtë arsye, ne dëshirojmë t’ju informojmë se të gjithë bashkatdhetarët tanë që duan të udhëtojnë nga Zvicra përmes rrugës tokësore, së pari duhet të aplikojnë në Ambasadë.

Duke marrë parasysh faktin se transporti tokësor kërkon pëlqimin paraprak të shtetit tranzit, nisja mund të bëhet vetëm me pëlqimin e autoriteteve, të cilat në bashkëpunim me shtetin dhe ambasadat e huaja sigurojnë kalimin e lire të personit të caktuar.