Salsano u jep fund thashethemeve, mesazhi i Xhemit gëzon edhe Eneda Tarifën ja cdo ndodh

Ka disa muaj qe ceshtja e prezantueses Xhemi Shehu zien neper portale qe a do jete kete sezon ne Portikalli apo jo por kesaj here dhe ketij lajmi i errdhi fundi pasi aktori i dashur per te gjithe Salsani Rrapi ka zbuluar perseri se Xhemi do te jete perseri pjese e Portokallise.

Salsano Rrapi si dhe regjisori Altin Basha bënë përpjekje që “Portokallia” të vazhdojë dhe duket se ia dolën, madje që edhe Xhemi të ndryshonte mendim e të rikthehet.

“Rubrika thashetheme 2… Ja dhe këto 2 punë morën fund…”, shkroi Salsano, pas një dreke me regjisorin Basha dhe bashkëshorten e tij, duke i bërë “tag” pikërisht Xhemi Shehut, si dhe aktorit Ledio Lako.

Ish-prezantuesja e Portokallisë krah Salsanos dhe Xhemit pavarësisht sherrit me këtë të fundit, Eneda Tarifa, ka reaguar përmes një mesazhi në Instagram ndaj Salsano Rapit:

“Bobobo nga të kthesh kokën… S’di nga te vjen”, – shkroi Eneda.

Po ashtu edhe Xhemi nuk hezitoi të përgjigjej dhe konfirmoi me një “Po”.

Xhemi u shfaq së fundmi me Arbanën në ambientet e Top Channel, ndërsa mbrëmë darkoi krah aktorëve Ledio Lako dhe Albana Perhati.