Rritje rastesh me Covid-19, ky shtet europian mbyll kufijtë perseri më 1 shtator

Tashme pritet qe Hungaria te rikthe karantinen dhe te mbyll kufirin ne 1 shtator.

Zv.kryeministri, Gergely Gulyas tha se shtetasit hungarezë mund të dilnin nga karantina 14-ditore vetëm nëse siguronin dy teste negative të COVID ndaj kjo eshte nje parandalim i perhapjes se koronavirusit.

Përjashtime nga ndalimi i hyrjes për të huajt do të zbatohen vetëm për kolonat ushtarake dhe për tranzit humanitar, si dhe udhëtimet e biznesit ose diplomatike.

Qeveria po shqyrton rregulla të ndryshme se si tifozët mund të lejohen të marrin pjesë në ndeshjen e Superkupës së UEFA-s midis Bayern Munich dhe Sevilla në Budapest në 24 shtator.

Ndaj pergatitjet do te fillojne per rikthimin e vjeshtes dhe me te do te vijne dhe perhapja me e madhe e te infektuarve me koronavirus plus kesaj do te shtohet dhe gripi stinor.