Rrëfimi prekës i këngëtares shqiptare me lot në sy: Isha 8-vjeçe, me mamin dhe motrën 2-vjeçe ika me gomone…

Kengetarja ka kujtuar se heren e pare qe kishin tentuar te iknin, eshte zhytur ne det me gjithe motren dhe mamin derisa e kane ngritur disa djem lart kur u afruan ne gomone.

Pastaj edhe hera e dyte kishte qene e veshtire sepse tek aknali i Otrantos dilnin problemet ndersa heren e tjeter u shkoi mire.

Marsela nuk e harron takimin me te atin ne token Italiane dhe e kujton si nje clirim te madh pasi e gjithe rruga nga ku zbriten me gomone e deri tek i ati kishte qene e gjate akoma.

Gjithsesi e kujton ate moment dhe ato dite me nostalgji sepse per te aty filloi nje jete e re.

Ja nje pjese nga biseda me Arditin:

Ardit Gjebrea: Më trego pak momentin kur takuar babin.

Marsela Çibukaj: Kur zbritëm në Lece, na u desh të merrnim trenin që të na çonte drejt Romës dhe menduam që kur të arrinim aty do na priste babi, por ai nuk jetonte në Romë, kishe gjetur një sistemim së bashku me vëllezërit e tij në një provincë të Romës dhe nga provinca deri në Romë, duheshin disa minuta.

Në ’93 nuk kishim celulare dhe ishte gjithçka shumë e lënë në dorën e fatit derisa ti vinte ajo telefonata e famshme babi arritëm, ai nuk dinte nëse këta fëmijë a kishin ardhur, kështu që mbetej çdo gjë në dorë të fatit. Arritëm të gjenim një kabinë telefonike për të telefonuar babin tek familja italiane ku babi qëndronte. Babi tha aty do rrini, do vijë unë së bashku me xhaxhi Petritin, me vëllanë e tij dhe do ju marrim, do dëgjoni një fishkëllimë dhe ata jemi ne. Përqafimi me babin ishte çlirim i madh, më në fund ia kishim hedhur dhe të fillonim një jetë të re.