Pavarësisht kesaj jave qe kaluam ne vendin tone pati nje lehtësim thuajse të plotë të masave kundër koronavirusit, ne fundjave, pra diten e diele do të mbyllet sërish vendi.
Kjo per me teper do të thotë se besimtarët myslimanë nuk do të mund të falin namazin e Fiter Bajramit ne shesh te gjithe se bashku te grumbulluar.
Festa është kulmi i një muaji agjërimi, i cili kulmon mëngjesin e ditës tjeter pas mbylljes së muajit të bekuar, me lutje te perbashket.
Megjithatë, kjo e diel qe i bie te jete edhe festa e Bajramit, nuk do të mund të falet nëpër xhamia apo në sheshe publike siç ka ndodhur gjithmone.
Mesa duket ky ishte nje vendim i papritur i kryeministrit Rama, i cili u lajmërua shkurtimisht në Facebook dhe vlen për zonat të cilat konsiderohen ende të kuqe për shkak të koronavirusit.
Dita e hënë është ditë pushimi zyrtar, ndërsa ende nuk ka një vendim nëse do të ketë një vendim të ngjashëm si të dielën.