Edi Rama merr vendim drastik per Shqiptaret te mbyll diten e shtune dhe te diele per kete arsye

Kryeministri Edi Rama njoftoi mbrëmjen e sotme se ka vendosur të mbyllë lëvizjen e njerëzve dhe automjeteve në vend gjatë ditës së diel e cila është dhe dita e Bajramit

Rama tha se mbyllja këtë fundjavë do të jetë njësoj si atë të shkuarën, duke nënkuptuar se të shtunën dyqanet do të jenë të mbyllura, përveç ushqimoreve dhe farmacive, kurse të dielën nuk do të ketë asnjë dyqan hapur.

Ndërkohë, të shtunën dhe të dielën do të lejohet lëvizja e njerëzve vetëm për të moshuarit në mëngjes dhe për nënat me fëmijë gjatë paradites deri në 17.30.

Sakaq, automjetet ndalohen të lëvizin këtë të shtunë dhe të diel.

Vendimi i Ramës, duket të jetë i njëjtë dhe me festat e tjera fetare trë javëve të fundit, si Pashka Katolike dhe ajo ortodokse. Por mbyllja gjatë festave të krishtere ishte në kuadrin e njjë pandemie dhe masave drastike kufizuese.