Dalin rregullat e reja qe duhet ti dini nese do udhetoni, si do të fluturohet pas pandemisë

Pritet qe ne javet ne vazhdim te fillojne udhetimet ajrore dhe duhet te dini rregullat e reja para se te niseni.

Një Udhëzues për Rinisjen e Fluturimeve” kërkohet:

1- Qeveritë të marrin përgjegjësinë për identifikimin e rreziqeve shëndetësore pas.

2- Linjat ajrore duhet të miratojnë procedura që minimizojnë rrezikun e transmetimit të infeksionit në aeroport dhe aeroplan

3- Udhëtarët duhet të dinë gjendjen e tyre shëndetësore përpara çdo udhëtimi.

IATA rekomandon po ashtu që para fluturimit

– Duhet të meren informacione për pasagjerët mbi historikun e udhëtimeve

– Këto informacione duhet të mblidhen në mënyrë elektronike para ardhjes së pasagjerit në aeroport përmes platforma si eVisa

– Qeveritë duhet të krijojnë website speciale për të mbledhur të dhënat

Në Aeroport

– Aksesi në terminale duhet të jetë i kufizuar vetëm për punonjësit, udhëtarët dhe shoqëruesit e tyre p.sh. për personat me aftësi të kufizuara

– Duhet të ketë një termometër në hyrje të aeroportit. Matja e temperaturës do të kryhet nga një personel i trajnuar posaçërisht i cili do të vendosë kush mund dhe kush nuk mund të udhëtojë.

– Masa e distancës duhet të zbatohet njësoj në secilin shtet dhe për këtë arsye duhet të merren masa në mënyrë që të ketë një fluks të qetë të udhëtarëve

– Përsa i përket përdorimit të maskave, rekomandimi i IATA është që maskat të përdoren nga udhëtarët dhe maska ​​PPE për punonjësit në linjat ajrore dhe aeroportet.

– Pajisjet do të duhet të dezinfektohen dhe antiseptikët duhet të jenë të disponueshëm. Sipas IATA duhet të dezinfektohet çdo gjë .

– IATA mendon se roli i “pasaportave të imunitetit” është i rëndësishëm, duke shpjeguar se një pasagjer i cili ka një dokument të tillë nuk duhet të marrë masa mbrojtëse.

Në check-in

Në mënyrë që të minimizohet koha që do kalosh në aeroport, pasagjerët duhet të përfundojnë kontrollet elektronike përpara mbërritjes në aeroport.

Sidoqoftë, për të gjithë ata që mbërrijnë në aeroport, IATA rekomandon distancimin social, ndërsa në të njëjtën kohë fton organizatat e aeroportit të vazhdojnë të përdorin teknologjitë e ndryshme për gjurmimin e kontaktit.

Në të njëjtën kohë, linjat ajrore duhet t’i shpjegojnë pasagjerëve që do duhet të ruajnë në mënyrë individuale bagazhet për të shmangur kontaktin me punonjësit.