Publikohet dueti romantik i Miriamit dhe Albanit

Ashtu siç premtuan dhe më parë Albani dhe Miriami publikuan dueti më të fundit. Një këngë ritmike e cila zgjon dëshirën e gjithësecilit prej nesh për të kërcyer dhe nga pamjet e klipit të lind një dëshirë e papritur për të qenë në ishujt Maldive. Të përqafuar dhe të kapur dorë për dore herë pas here, çifti duket më i dashuruar se kurrë më parë.
Rikujtojmë se Miriami dhe Albani më datën 5 maj kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre 12-vjeçare. Momente të shkëputura nga ceremonia nuk kishin si të mungonin në klipin më romantik të momentit, kështu që nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’ju themi: “Shikojeni dhe shijojeni!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *