Produksioni i kujtoi takimin me Borën, reagimi i Donaldit i habit të gjithë

Mbrëmjen e kaluar në shtëpinë e Big Brother Vip u diskutua për të disatën herë marrëdhënia mes Donaldit dhe Beatrixës.

Prej disa javësh ata janë dukur më të ftohtë me njëri-tjetrin dhe madje kanë patur edhe debate mes tyre. Javën e kaluar pasi mbaroi emisioni ata u panë duke debatuar me njëri-tjetrin dhe kërkuan hapësirë për të vazhduar lojën.

Por duket se ishte diçka e momentit pasi gjërat mes tyre u rregulluan shpejt dhe një film romantik që panë bashkë iu bëri mirë të dyve.

Mbrëmë “Vëllai i Madh” kishte vendosur t’i pyeste sërish dy banorët për lidhjen e tyre dhe kishte përgatitur edhe një vieeo me momentet kryesore mes tyre dhe jo vetëm pasi u vu re një detaj i çuditshëm.

Bëhej fjalë për një veprim që pati bërë aktori i humorit ditën kur takoi Bora Zemanin brenda shtëpisë. Ky detaj nuk kaloi pa u vënë re dhe nga Donaldi, gjë që u reflektua nga mimika e tij. Të jetë vallë një rastësi apo e qëllimshme nga ana e produksionit?