Home TE NDRYSHME Pipero apelon: Të ndalohet publikimi i deklaratave që mohojnë se ka Covid-19

Pipero apelon: Të ndalohet publikimi i deklaratave që mohojnë se ka Covid-19

105
0

Doktor Pellumb Pipero ka thene se duhet te ndalohet publikimi i te gjitha deklaratave qe mohojne apo edhe neglizhojne rrezikun e koronavirusit.

Pasi sipas tij deklarata te tilla krijojne konfuzione tek njerezit e i heqim atyre vemendjen per te vertetrn se virusi eshte i pranishem ende nuk ka ikur.

“Shumë njerëz më pyesin a është e vërtetë, madje edhe njerëz të shkolluar.

Duhet ta prekësh me dorë që ta besosh. Në Itali të thuash që nuk ka virus, është e dënueshme me ligj.

Unë do t’u rekomandja qytetarëve, edhe atyr eme akses në media, të mos bëjnë deklarime të tilla që krijojnë coroditje.

Situata është botërore. Njerëzit kanë nevojë për të vërtetën dhe për ndërgjegjësim. Virusi qarkullon dhe do të na shoqërojë për shumë kohë.

Do të kishte sens që të ndalohej hedhja dhe publikimi i deklaratave të tilla që janë të dëmshme”, tha ai.