Drejtoresha e Infektivit vu an prej 4 muajsh, mesazhi qe i prek te gjithe i vajzës së Najada Çomos

Mjeket jane mburoja jone qe kujdesen per ne keto dite te veshtira kur koronavirusi eshte ne qender te vemendjes ne te gjithe boten.

Greis Çomo, vajza e doktoreshës së njohur Najado Çomo, ka prekur me fjalët e saj të ndjera në rrjete sociale, kur thotë se prej më shumë se 4 muajsh nuk mund të përqafojë nënën e saj.

“Personat që më njohin e dinë sa njeri diskret që jam, por e ndjej të nevojshme të shkruaj “2 fjalë”…

Prej më shumë se 4 muajsh, nuk mund të përqafoj dot mamin tim…

Prej më shumë se 4 muajsh, vetë ajo nuk mund të përqafojë dot gjyshen time…

Prej më shumë se 4 muajsh, unë dhe babi, shohim çdo ditë në sytë e saj lodhjen, përkushtimin, dëshpërimin për jetët e humbura, pavarësisht përpjekjeve të panumërta që stafi mjekësor është dukë bërë…

Prej më shumë 4 muajsh stafi mjekësor, të gjithë pa asnjë përjashtim, janë duke shërbyer me një energji dhe forcë të paimagjinueshme…

Prej më shumë se 4 muajsh na kërkohet që të zbatojmë disa rregulla të cilat, në këndvështrimin tim, nuk janë kaq të vështira dhe të pamundura.

Zoti i ruajt mjeket tane heronje qe kujdesen per jeten e te semureve.