Përlotet kreu i OBSH: Miqtë e mi, mos e bëni këtë gabim, armiku më i madh nuk është virusi…

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka dale ne nje deklarate me lot ne sy e me ze te dridhur.

Ai shprehet se armiku më i madh në pandeminë që ka përfshirë globin nuk është vetem virusi, por përçarja mes shteteve.

I emocionuar i ben thirrje për unitet ndërkombëtar në luftën kundër pandemisë duke thene se “armiku i vërtetë nuk ishte virusi por mungesa e udhëheqjes dhe solidaritetit në nivel global dhe në nivel kombëtar,”.

“Sa e vështirë është për njerëzit që të bashkohen për të luftuar një armik të përbashkët që po vret njerëz pa dallim? A nuk mund ta kuptojmë se ndarjet ose çarjet midis nesh në të vërtetë janë në dobi të virusit?”, tha ai në një konferencë në Gjenevë.

“Kjo pandemi një herë në një shekull na ka dhënë një mësim kritik: Kur bëhet fjalë për shëndetin, fatet tona janë gërshetuar”, tha ai.