Lajm jo i mirë/ Ky shteti i BE nderpret papritur fluturimet me Shqipërinë, TIA ben njoftimin urgjent

Njoftimi i plotë nga TIA-s:
Lajm jo i mirë mbërrin nga Austrian Airlines. Ndalohen fluturimet me Vjenën nga data 16 korrik deri më 31 korrik 2020. Në një njoftim zyrtar, Austrian Airlines njofton sot se Ministria Federale Austriake e Punëve Sociale, Shëndetit, Kujdesit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit ka zgjeruar masivisht listën e ndalimeve të uljes së avionëve. Duke filluar nga e enjtja, 16 korrik 2020, Shqipëria nuk do të ketë asnjë fluturim të rregullt me Austrinë dhe do të radhitet në listë me Bosnjën dhe Hercegovinën, Bullgarinë, Egjiptin, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Rumaninë, Serbinë, Britaninë e Madhe, Suedinë dhe Ukrainën. Dekreti është i vlefshëm deri më 31 korrik 2020. Për shkak të ndalimit zyrtar, Austrian Airlines është e detyruar të anullojë të gjitha fluturimet ndërmjet Vjenës dhe Tiranës gjatë periudhës 16-31 korrik 2020. Pasagjerët fluturimet e të cilëve janë anuluar dhe të cilët nuk duan të përdorin mundësitë e rishikimit të datave mund të aplikojnë për një rimbursim duke përdorur formularin në internet në faqen e internetit të Austrian Airlines.

Pasagjerët që dëshirojnë të kryejnë fluturimin e tyre në një datë të mëvonshme, kanë mundësi të ndryshme rishikimi dhe mund të realizojnë udhëtimin e tyre të ndryshuar deri në fund të 2021.
Pasagjerët që kanë tranzitin në Vjenë, do të mbrohen me linjë tjetër nga destinacion tjetër. Austria Airlines parashikon mbrojtjen e pasagjerit.
Shëndet e shpresë.Tirana International Airport.

Kujtojmë se ministri i shëndetësisë austriak, Rudolf Anschober e dha dje vendimin për mbylljen e kufijve me 10 vende të tjera, mes tyre edhe Shqipërinë për shkak të përkeqësimit së situatës së Covid-it.