Per te gjithe ata qe duan te kalojne pushimet ne Greqi.Hotelet ulin çmimet, 12 euro nata për person

Per te gjithe ata qe duan ti kalojne pushimet ne Greqi.Disa hotele në Greqi kanë filluar të ulin në mënyrë drastike çmimet e dhomave të tyre.

Vendi rihapi kufijtë më 1 korrik, por duket sikur pushuesit nuk kanë filluar të shkojnë përsëri, duke bërë që disa hotele të ulin çmimet e tyre deri në 40 %.

Një qëndrim një javor në një hotel në Rodos muajin tjetër mund t’ju kushtojë 11 £ për person për një natë, ndërsa shtatë netët në Kos, do të jenë vetëm 12 £ për person për një natë, dhe qëndrimi një javë në Kretë është 17 £ për person për një natë.

Muajin e kaluar, zyrtarët në Greqi thanë që po shkurtonin taksën e vlerës së shtuar (TVSH) dhe taksën e mallrave dhe shërbimeve (GST) në të gjitha mënyrat e transportit nga 24 % në 13 %, në një përpjekje për të tërhequr turistët.