Pëllumb Pipero merr surprizën që nuk e priste, nuk i ka ndodhur asnjëherë ajo që mësoi sot

Mjeku i mirenjohur Pellumb Pipero se fundmi eshte surprizuar nga qyteti i tij i lindjes.

Doktori i njohur është shpallur “Qytetar Nderi” nga Bashkia e Skraparit dhe Titulli i është dhënë me miratimin e Këshillit Bashkiak të qytetit të lindjes pasi gjatë pandemisë nga koronavirusi, ai me këshillat e tij u be mjaft popullor me keshillat që jepte për qytetarët.

Motivacioni i titullit qe iu dha profesorit është:
“Për veprimtari të shquar profesionale dhe akademike për gjatë gjithë karrierës së tij në fushën e mjekësisë, veçanërisht në atë të sëmundjeve infektive, si dhe për kontributin e çmuar profesional dhe publik në përballimin e situatës së pandemisë, shkaktuar nga COVID-19”

Doktor Pipero është një nga mjekët shqiptarë që janë në vijën e parë të luftës me sëmundjen e Covid 19 në vendin tonë qe prej muajit mars.