Lajme te mira nga Italia.Starton ekonomine.Leje qendrimi per emigrantet e parreegullt perfitojne edhe Shqiptaret

Lajme te mira vijne nga italia ku qeveria italiane ka miratuar dekretin “Sanatoria” për të rimëkëmbur ekonominë vendase.

Qeveria italiane në këtë kohë pandemie ka miratuar dekretin “Sanatoria” (Rimëkëmbja) duke u mundësuar emigrantëve që punojnë në mënyrë të parregullt në disa sektorë të përcaktuar në ligjin e ri, leje qëndrimi dhe shërbim shëndetësor falas. Në një intervistë për gazetën “Fjala”, drejtuesja e Patronatit INAS Albania, Beskida Aliaj, tregon se aktualisht në Itali ka rreth 600 mijë emigrantë që pritet të përfitojnë nga ky ligj.

“Për të siguruar mbrojtjen e shëndetit individual dhe kolektiv, në përputhje me emergjencën shëndetësore të jashtëzakonshme në Itali, si dhe për të inkurajuar legalizimin e marrëdhënieve të parregullta të punës, punëdhënësit në shtetin fqinj mund të paraqesin një kërkesë për të lidhur një kontratë pune me shtetas të huaj, të pranishëm në territorin kombëtar”, tregon drejtuesja e INAS Albania. Aliaj shpjegon për gazetën “Fjala” se cilët janë sektorët e punësimit që përfitojnë nga ligji i ri dhe procedurat që emigrantët shqiptarë duhet të ndjekin për të realizuar aplikimin.

Së fundmi Italia ka miratuar dhe publikuar në fletoren zyrtare dekretin ‘Rimëkëmbja’ i cili konsiston në pajisjen me leje qëndrimi të emgrantëve që punojnë ilegalisht në vendin fqinj. Çfarë parashikohet konkretisht?

Aktualisht në Itali ka rreth 600 mijë emigrantë që pritet të përfitojnë nga ky ligj. Do të mund të përfitojnë nga kjo sanatore të gjithë shtetasit e huaj të punësuar në të zezë ose që mund të punësohen në një nga sektorët e përcaktuar, prezenca e të cilëve në territorin italian rezulton para datës 08.03.2020 dhe vërtetohet nëpërmjet identifikimit nga forcat e rendit, ose nëpërmjet deklaratës së prezencës në territorin italian, sipas ligjit 68/2007. Përfshihen edhe shtetasit e huaj që kanë një lejeqëndrimi të skaduar nga data 31.10.2019 të parinovuar ose të pakonvertuar, që janë prezentë në territorin italian nga data 08.03.2020 e në vijim dhe që kanë punuar përpara datës 31.10.2019 në sektorët ekonomikë që përfitojnë nga ky legalizim.