Pellumb Pipero e thote troc : Ja kur duhet të shkoni në spital

Pëllumb Pipero shprehu shqetësimin per numrin e te infektuarve muajin e fundit.

Por ai tha se kur nuk duhet refuzuar shtrimi në spital?

Ai tha se të sëmurëve u matet oksigjeni me oksimetër ose me aparat oksigjeni.

Nëse oksigjeni bie poshtë 90 kjo është simptomë alarmi. Nëse niveli i oksigjenit në gjak bie poshtë 90 është e domosdoshme të shkohet në spital. Ka një kufi përtej së cilës nuk mund të rrihet në shtëpi, është saturimi ose oksigjeni që ne në kushte shtëpie e masim me oksimetër. Është e rëndësishme të kuptohet që niveli i oksigjenit poshtë 90 është kritik për jetën e tyre. Duhet të konsultohen me mjekun e familjes. Në rastet kur urgjenca kombëtare e konsideron të arsyeshme duhet të vijnë në spital.

Gjithashtu ai ka thene se:“Nuk duhet të keni frikë nga spitali. Sigurisht spitali nuk është luks as qejf i madh por jepet ndihmë dhe kujdes maksimal mjekësor. Humanizmi që dëshmojnë mjekët dhe kujdesi që ofrojnë është përtej të jashtëzakonshmes ndaj qytetarët duhet të mirëkuptojnë dhe respektojnë masat minimale që kërkojnë, mbajtja e maskës, higjiena personale dhe distancimi social.”