“Riktheje karantinën”, qytetari i kërkon të mbyllë vendin si shtetet e tjera, por Rama i jep një përgjigje të prerë

Ne kushtet e pamdemise qe po vazhdon te infektohen njerez kudo nje qytetar shqiptar i shkruan Kryeministrit Edi Ramaper rikthimin e karantines.

Ne komentin e tij qytetari thote se vendi duhet mbyllur ashtu sic bejne edhe vendet e tjera.

Ai shkruan:
“O z.kryeministër, bëje karantinën, mbylle vendin siç po e mbyllin të gjithë! Edhe merri ato studentë që kanë dalë sot dhe do dalin prapë nesër, futi me dhunë në shtëpi se ato nuk janë studenta por rrugeçër që nuk besojnë në këtë virus që po na gjunjëzon dita-ditës”.

Mirepo Rama i eshte pergjigjur se nuk duhet te mbyllemi por te ruhemi edhe pse virusi po na stermundon.

“E para ne nuk duhet të mbyllemi, po të ruhemi duke zbatuar rregullat dhe e dyta, ky virus po na stërmundon, po nuk na gjunjëzon, jo.”